Moti i keq përfshin Italinë, tre të vdekur në Lazio

Tre persona kanë humbur jetën në Lazio të Italisë për shkak të dy aksidenteve të shkaktuara nga moti i keq.

Dy prej viktimave i zuri poshtë një mur i cili u shemb në Alviato, afër Fordinones, ndërsa viktima e tretë vdiq për shkak të rënies së një peme mbi makinën e tij në Guidonia afër Romës.

Menjëherë i kanë shkuar në ndihmë njerëz që ndodheshin aty afër, por nuk u bë i mundur shpëtimi i tij pasi plagët e marra ishin shumë të rënda.

error

NA NDIQNI: