Lubonja shpjegon mesazhin që Rama dha në fjalimin e tij: Ajo që më bëri përshtypje ishte…

GAZETA FAX E ENJTE 21 SHKURT 2019 22:31

Analisti Fatos Lubonja analizoi deklaratën e kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili foli mbi çështjen e djegies të mandateve të deputetëve të opozitës.

fatos-lubonja-678x450

Sipas tij, ajo që ra në sy në fjalimin e Ramës ishte fakti se vijonte të krahasonte të bardhët me të zinjtë dhe të mirët përballë të këqijve, situata kjo shtoi ai, që është parë edhe në deklarata të mëparshme.

Lubonja renditi edhe disa faktorë që tregojnë dhe përligjin situatën e vështirë në të cilën ndodhen shqiptarët, i nisur fillimisht nga largimet masive të shqiptarëve nga vendi, e deri tek korrupsioni dhe vjedhja e parave nga një grup oligarkësh.

“Të them të drejtën, unë ndoqa pjesën e parë. Këtë që kishit ju, nuk e ndoqa dot. Ajo që më bëri përshtypje ishte fakti, kur krahasoi që ne nuk jemi si ata. Kishte një mani të Ramës për të krahasuar pjesën mes të zinjve dhe të bardhëve. Dy apo tre tregues që janë ndër më themelorët; rritja e numrit të shqiptarëve që duan të lënë vendin është shumë e lartë mbi 53 për qind. Sa i takon korrupsionit e “Transparence International” e ul më poshtë. Një varfërim, një shtrëngim gjithandej, sepse do të shkojnë paratë tek oligarkët. Dhe një përpjekje për të kontrolluar të gjitha pushtetet si asnjëherë tjetër. Ke parë një kryeministër Renzi tv, meqë kemi edhe Bollinon këtu. Prirja për të kapur të gjitha pushtetet, por së fundi edhe drejtësinë”, tha Lubonja në emisionin “Të Pa Ekspozuarit” në News 24

Ndërkohë Enkelejd Alibeaj shtoi se opozitës i ishte mohuar çdo instrument politik në përballje me qeverinë, ndërsa theksoi se djegia e mandateve ishte e vetmja alternativë që shkon në proporcion me realitetin.

“Se ka menduar asnjëherë, sepse nuk njeh realitetin. Ndoshta se ka njohur mirë opozitën. A ishte një akt proporcional me situatën apo jo? Lënia e mandateve dhe parlamentit parti-shtet, a është proporcional me këtë situatë, ne besojmë që po. Ne na mohohej, kërkesa për të thirrur ministrat në interpelancë, na mohohej e drejta për të thirrur kryeministrin në interpelancë. Këtu sistemi politik ka rënë dhe e dyta; shteti i së drejtës ka rënë. Duke qenë se kanë rënë këto dy sisteme, ajo që na ka mbetur ne si opozitë është që ta nxjerrim lakuriq në sy të publikut se çfarë qeverie dhe çfarë sistemi kanë shqiptarët.”, tha ai.

error

NA NDIQNI: